Prej më shumë se një muaji shqiptarët gjenden të izoluar në banesat e tyre për shkak të COVID-19.
Pavarësisht izolimit, kanë qënë të pashmangshme ngjarjet kriminale, vrasje, plagosje e vetëvrasje të cilat nuk kanë qënë të pakta.
Vetëm mbrëmjen e sotme deri në këto momente numërohen 3 ngjarje të tilla, një në Laç, në Korçë dhe i fundit në Tropojë.
Fillimisht u raportuar për një plagosje në Laç i cili sipas policisë rezultoi një tentativë për vetëvrasje të një djali vetëm 19-vjeç i cili është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen në fjalë:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
__________________
Në një njëjtën kohë në Korçë u ther me thikë në derë të shtëpisë së tij një 67-vjeç, dhe sipas burimeve motiv për ngjarjen e rëndë është tradhtia.
Trupi i të ndjerit u gjet nga bashkëshortja e cila ka njoftuar ambulancën dhe policinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen në Korçë:
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
____________________
Së fundmi, vetëm pak minuta më parë ka ndodhur një përleshje me thika në Tropojë, duke shënuar një të plagosur rëndë i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Kukësit.
Ngjarja mbrëmjen e sotme ka ndodhur në njësinë Administrative Bujan në vendin e njohur si Ura e Bujanit në Tropojë ku një 36-vjeçari është plagosur me thikë.
I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Tropojës ndërkohë që për shkak të gjendje së rëndë që paraqet, do të niset drejt Kukësit për ndihmë më të specializuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se derimë tani Policia ka shoqëruar 3 persona të dyshuar apo që mund të kenë informacion mbi ngjarjen. /albeu.com/
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…