Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion ku është bërë e mundur arrestimi i dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.
Në mison, kanë marrë pjesë 300 forca policie ku dhe janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.
Policia njofton se detaje të tjera do të vijnë në përfundim të operacionit.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit
Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.
Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.
Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.
Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.
Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.
Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli…
Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…
Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…
Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…