Categories: Uncategorized

Aksion në Tiranë, vihen në pranga 3 zyrtarë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Gropaj dhe dy inspektorë pyjesh me akuzën për shpërdorim detyre.

Shpallen në kërkim 5 shtetas që dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Të lidhura

None found

“Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pas monitorimit nga ajri me avion, në një sipërfaqe të dyshuar të mbjellur me cannabis sativa, menjeherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë organizuar punën duke vijuar kontrollin masiv të territorit dhe si rezultat, në vendin e quajtur “Kroi i Xhepës”, në fshatin Gropaj, kanë konstatuar një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, me 4 parcela të vogla të punuara në formë brazdash.

Gjatë kontrollit në një distancë të afërt u gjetën në nje qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve R. K., Sh. K., R. K., E. K. dhe D. Sh., të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve: E. N., 41 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Gropaj; P. Gj. dhe A. A., me detyrë inspektorë pyjesh, pasi nuk kanë informuar në Polici për territorin që mbulonin.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të ushtruar në Malin e Zallherrit, në një zonë të pyllëzuar pa rrugë kalimi, u gjetën tri parcela të vogla me 149 rrënjë të mbjella, të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

7 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

7 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

7 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

7 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

7 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

7 hours ago