Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident, raporton BW. Ngjarja ndodhi pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Pasi u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë. Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga prokuroria shkruan bë.
Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale foto-albumin e kabinetit të ri qeveritar. “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e qeverisë…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…