Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pak para se marrëveshjes historike mes Kosovës, Serbinë me SHBA-të.
Haradinaj ka thënë se nuk do të këtë bashkëpunim në qeverisje me Hoti, “sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”.
None found
Shkrimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.
Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke.
Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën.
Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.
AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës.
RH
Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit…
S.G. (52) nga Struga u arrestua pasi gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë më 2 Gusht kishte drejtuar…
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se janë më të dashuruar se kurrë.…
Blerim Kotobelli Blerim Kotobelli ka zyrtarizuar largimin e tij nga Teuta [...]Read More...
Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media. Në këtë konferencë…
Partia Demokratike u ka përcjellë strukturave të saj në të gjithë vendin një udhëzim për organizimin e një reagimi qytetar…