A do të ndërpritet sërish transporti publik në Tiranë?
Pavarësisht se ishte lajmëruar, transporti publik nuk do të ndërpritet, të paktën edhe javën e ardhshme dhe në varësi të situatës do të vendoset edhe për ditët në vijim.
Pas 4 muajsh, ka rinisur vetëm 5 ditë më parë punën transporti publik.
Ndërkohë gjatë këtyre ditëve janë konstatuar jo pak probleme që kanë të bëjnë me mos respektimin e protokollit të sigurisë, ku përfshihet distanca dhe mjetet mbrojtëse si maskat apo dorezat nga ana e qytetarëve.
Gjithashtu nga shërbimet e transportit është konstatuar jo pak herë edhe lejimi i qarkullimit me më shumë se sa është normale nga rregullat mbi parandalimin e Covid-19 të pasagjerëve mbi bordet e autobusëve.
Nga ana tjetër, shoqatat e transportit kanë pasur mosmarrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket çmimit të karburantit dhe akcizës mbi të por edhe mos ulja e taksave që sipas palëve të interesit po i çon kompanitë drejt falimentit.
Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës dha urdhër të prerë ndaj kompanive që operojnë mbi transportin publik në kryeqytet që të nisin punën, në të kundërt do përballeshin me ndëshkime. Ndërsa vendimi për rinisjen e punës erdhi pas një marrëveshje të pjesshme mes Bashkisë dhe Shoqatës së transportit. /albeu.com/
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…