Mbrëmjen e sotme është shënuar viktima e 31 nga COVID-19 në Shqipëri.
Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.
31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID. /albeu.com/
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…