Bashkia e Shkodrës merr masa shtesë në kuadër të emergjencës së koronavirusit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan 13 raste pozitive, teksa numri total i të prekurve të konfirmuar ka shkuar në 70.
Mes pikave të vendimit është përcaktimi i një grafiku për tregtarët, të cilët do të lejohen të punojnë, një ditë një pjesë e një ditë pjesa tjetër në markatën e Rusit.
None found
Në vendimin “Për marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës”, njoftohen të gjithë banorët:
-Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:
Në tregun pranë Merkatës së Rusit.
Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregtojnë sipas radhës më poshtë:
Një ditë tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër tek. U kërkohet të gjithë tregtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
Në tregun Zdrale
Ndalohet tregtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. Kërkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
Të gjithë subjekteve tregtare në Shkodër u kërkohet:
-Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambientet e tregtimit.
-Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
-Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klientët.
-Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
– Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.
-Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vetjake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjes së autorizuar për kryerjen e shërbimeve për familjen.
– Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
– Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!
Erion Veliaj ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mohuar se ka organizuar apo financuar protestat.…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil…
Udhëtimet me avion drejt destinacioneve evropiane pritet të kushtojnë më shumë gjatë vitit 2027. [...]Read More...
rajonal dhe sigurinë.,,shto teks E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati,…
MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë."SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…