Categories: Uncategorized

E ekzekutuan dhe e hodhën në pyll, zbulohet pas tre vitesh pse u vra shqiptari në Itali

Nuk janë të pakta rastet kur vrasjet e shqiptarëve jashtë kufijve kanë mbetur pa u zbardhur.

Këtë herë, pas tre vitesh është Është zbuluar arsyeja e ekzekutimit të një shqiptari në Itali dhe për këtë në pranga ka rënë një person.

Të lidhura

None found

Sipas mediave italiane, Besnik Metaj u vra më 2 prill 2017 për shkak të një borxhi të pashlyer në lidhje me trafikun e drogës.

Të hënën, autoritetet arrestuan gjithsej 5 persona pas hetimeve që zgjatën për më shumë se 2 vjet.

Një prej personave që ka rënë në pranga është edhe autori i krimit, një person me precedentë penalë, pjesë e organizatës lokale të “Ndragheta di Erba”, por që ishte arratisur në Koplik të Shqipërisë.

Ai akuzohet për vrasjen e 39-vjeçarit si dhe për fshehjen e kufomës në një pyll në Carnizzolo.

Sipas autopsisë, Metaj ishte qëlluar dy herë në kokë me një armë zjarri nga afër. Më pas trupin e pajetë kishin vendosur ta varrosnin në një pyll.

Mirëpo nga nxitimi, ekzekutori ia kishte lënë kokën jashtë dhe kufoma u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të pastrimit pyjor, rreth 1 muaj pas vrasjes.

Kufoma ishte hedhur në pyll lakuriq dhe dukeshin qartë dëmtimet e rënda të plumbave, që dyshohet se ia kanë marrë jetën menjëherë.

Kjo tregonte në fakt gjakftohtësinë e ekzekutimit të tij dhe se kishte të bëhej me një grup të strukturuar kriminal.

Pas hetimeve të policisë gjatë dy viteve janë sekuestruar rreth 350 kilogramë marijuanë, 270 gramë kokainë dhe substanca të tjera që çuan në arrestimin e tetë personave përgjatë kësaj kohe.

Ndërkohë të hënën përveç të arrestuarit për vrasjen e shqiptari, 4 të tjerë u vunë gjithashtu në pranga dhe 12 u vendosën në arrest shtëpie.

Sipas policisë bëhet fjalë për një bandë italo-shqiptare që është marrë me trafikun e drogës në Treviso, Venezia, Milano, Como, Leço e Reggio Calabria, por edhe jashtë kufijve të Italisë duke përfshirë Shqipërinë, Rumaninë, Anglinë dhe Gjermaninë.

të fundit

Kurti meets diaspora in Paris: State will guarantee loans for investment in Kosovo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…

2 seconds ago

Paris hosts Peace Forum, Albin Kurti among participants

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy…

21 seconds ago

Mora zgjedh numrin 86: Fanella 7 e Ronaldos mbart shumë përgjegjësi

Talenti portugez, Rodrigo Mora, ka përjashtuar mundësinë që të marrë fanellën ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Kombëtarja…

35 seconds ago

Lawyer requests Mihailova’s online participation in court hearing

Iva Mihailova, e akuzuar për aksidentin rrugor pranë Koçanit në të cilin humbi jetën një person, njofton mundësinë e vazhdimit…

39 seconds ago

Ekzekutimi i Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005, SPAK kërkon nga 25 vite burg për gjashtë të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK…

2 minutes ago

Avokati kërkon pjesëmarrjen online të Mihailovës në seancën gjyqësore

Iva Mihailova, e akuzuar për aksidentin rrugor pranë Koçanit në të cilin humbi jetën një person, njofton mundësinë e vazhdimit…

11 minutes ago