Categories: Uncategorized

E djegur në trup dhe me rroba të grisura, si u gjet në 2012 Eglantina Buci

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e Eglantina Bucit tetë vite më parë në Malin me Gropa.

Sipas dosjes që posedon Report.tv, theksohet se eshtrat e saj janë gjendur 2 vjet pasi është masakruar.

Mësohet se në trupin e saj janë gjetur shenja djegieje, për të cilat ekspertiza thotë se mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes. Gjithashtu është gjetur edhe një bluzë bezhë e grisur.

“14 shtator 2012 njoftim në polici se në malin me gropa në Shëngjergj Tiranë, janë gjetur kocka. Eshtrat gjenden në Malin Fag, fshati Fag, Shëngjergj: Një kafkë (pa nofullën e poshtme) kocka të njërës shpatull, tre kocka të njërit prej ekstremiteteve të sipërme të cilat janë të lidhura mes tyre me pak mbeturina indesh të buta, të thara, një gjysmë e nofullës së poshtme me 5 dhëmbë, dy dhëmbë që u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Më 21 shtator në pyllin me Pisha pranë Malit Fag u bë kontroll me qen të stërvitur, u gjetën: Një bluzë ngjyrë bezhë e grisur, e djegur pjesërisht, një kockë e njerës anë të bacilit, një klavikul, një pjesë kocke diafazë e gjatë, një tufë flokësh.

Eglantina mund të jetë masakruar para vdekjes, u vra 2 vjet para se t’i gjendeshin eshtrat. Më 5 tetor 2012 ekspertët ligjorë konkludojnë: Eshtrat i përkasin një njeriu të vetëm, seksi femër rreth 30 vjeç. “Në eshtra u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara kryesisht nga veprimi pas vdekjes i faktorëve të ndryshëm shkatërrues, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht para vdekjes me mjete të forta mbetëse, po kështu u vunë disa shenja djegieje, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, thuhet në dosje.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

23 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

41 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

49 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

56 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago