Categories: Uncategorized

“E dimë ku jeton ti, fëmijët e tu”, si u kërcënua mbrëmë LIVE në emision Artan Hoxha

“Tani,ke kaq muj qe hedh balt padrrejtesisht mbi familjen ton.tani po na fajson per lidhje me politikan. per te miren tate ban mir qe sot perball kryeministrrit mos e permenesh ne asnje moment emrin e familjes ton. e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu ka ardhur koha tmash pergjegjsi” (Mesazhi i pa redaktuar)

Ka qenë ky mesazhi i parë që ka mbërritur në telefonin e gazetarit Artan Hoxha teksa ishte në studion e Opinion.

Kërcënuesi madje i ka dërguar gazetarit edhe dy foto nga jeta e tij e përditshme, ndërsa shkruan se e di se ku jeton ai dhe familja e tij.

“Dëgjoni me vëmendje, ju si televizion bastard me në krye kryebastardin Tan Hoxha, ka ardhur koha të mbani përgjegjësitë për baltën që hidhni ndaj familjes sonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me Tan kur*ën. Keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurt ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht. Nëse e doni e kthejmë në personale”, ishte mesazhi i dytë kërcënues për gazetarin, ndërsa rastin Artan Hoxha e denoncoi live gjatë emisionit Opinion përballë shefit të qeverisë.

Hoxha rrëfeu se mesazhet i kishin ardhur nga një numër nga Anglia.

Artan Hoxha: Sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Denoncimin e kam bërë në polici, normale që e kam bërë. Çfarë kërkohej! Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës, se unë besoj në këtë vend. M’i kanë sjellë me mesazhe nga Anglia këto. Ky është krimi i organizuar. Nuk janë më ata. Me ata kam mbaruar punë unë. Krimi i organizuar është ky që fsheh pafund para, që ndikon dhe e ka buxhetin më të madh se Ministria juaj e Brendshme, që ka zhdukur në Vlorë 16 persona dhe nuk gjejmë dot kufomat. Me këto që dëgjoj tek ty, jam tek ty kokë e këmbë, por me ato që shoh, çfarë të bëj. Kjo është jeta që dëgjoj, nuk është ajo që dëgjoj. /albeu.com/

të fundit

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

11 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

23 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

39 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

1 hour ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

1 hour ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago