Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Tempora” në RTV Ora, tregoi se ftesën për t’u bërë pjesë e filmit “I Love Tropoja” ia ka bërë edhe Sali Berishës, por ai e refuzoi me shumë elegancë.
Madje ftesën të parit ja ka bërë Berishës dhe më pas Ramës.
Ermal Mamaqi: Doktor Berisha e mori edhe ai ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi me elegancë.
Sonila Meço: Pse e kishe të domosdoshme praninë edhe të Edi Ramës edhe të Berishës në film?
Ermal Mamaqi: Duhet një kleçkë e cila bën që njerëzit të flasin dhe kjo ndihmon marketingun.
Sonila Meço: Si ishte Edi Rama si aktor?
Ermal Mamaqi: Ishte aktor shumë i mirë. Më ka surprizuar edhe me përkushtimin e tij edhe qëndronte gjatë gjithë kohës që kishte xhirime pavarësisht punëve që mund të ketë pasur.
E pyetur nga Sonila nëse Ermal Mamaqi e përdor artin apo komendinë e tij si marketing i politikës për të pastruar imazhin e saj të keq, ai shprehet se ka interesa të ndërsjellta.
“Kjo gjë ndodh indirekt, padyshim që unë e di që ky bashkëpunim ka interesa të ndërsjelljta e jam shumë koshient që mua më bën punë Edi Rama, Enca ose një personazh që nuk operon në fushën e aktrimit ashtu edhe unë i bëj punë atij ose asaj në profesionin që ka. Jam shumë dakord me këtë, nuk kam pse mos e bëj. Përderisa projektit tim i shërben dhe është në funksion të asaj që unë krijoj apo benefitet që merr, le të ndodhë”, shprehet Ermali.
Dashi Jeta ne çift do kaloje një dite te trazuar sot. Tregohuni shume te matur me gjithçka qe do thoni…
Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpërthye ndaj Sara Milas, kandidate e PS në…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pushtet, ai theksoi…
Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë,…
Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç…