Categories: Uncategorized

Dylgjeri: Nga stiliste këpucësh në gjyqtare, si u bë Fatmira Hajdari pronare e 12 apartamenteve

Gjyqtarja Fatmira Hajdari është marrë në shqyrtim nga Vettingu dhe si duket gjerat nuk do të jenë të lehta për të.

Pavarësisht se në dukje një familje me histori por “të thjeshtë”, pasuria e nënës së Rudina Hajdarit ka kaluar pritshmëritë.

Sipas Komisionit të Verifikimit të Pasurisë, Fatmira Hajdari është pronare e 12 apartamenteve, trualle, e njësi shërbimi.

Rreth kësaj cështje ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili me anë të një postimi në Facebook, zbulon si e ka njohur fëllimisht Azem dhe Fatmira Hajdarin dhe sesi nga stilist këpucësh përfundoi në Drejtësinë shqiptare.

“Familja Hajdari vrapoi, manovroi, heroizoi…I ra me fort çekiçit! Kaluan 30 vite dhe nëna Hajdari tashmë zotron një pasuri marramëndse…”- shkruan Dylgjeri.

Postimi

Nëna ime dhe nëna e Hajdarit

Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat nga skleroza. Ka punuar 40 vite në sistemin e kaluar dhe sot ka mbi 30 vite në pension. Trashëgon familjen, 2 vajza e 1 djalë e plot nipër e mbesa.. Bashkë me familjen trashëgon nga sistemi edhe 2 dhoma e 1 guzhinë. Plot 56 metra katror…

Ne Vitet 90, kur te birin e zgjuan nje nate në të gdhirë,
Ajo u tremb nga zhurmat që vinin nga qyteti Studenti. Më kërkuan në alarm, te shkoja edhe unë aty. Ishin ngritur studentet në revoltë! Kerkonin liri, bararazi, demokraci. Studentët i printe një djale Tropoje.

Azem Hajdari i thërrisni shokët. Çishte ky?I panjohur! Më vonë mësova nga një katalog të dhënash që nxirrte Kuvendi i Shqipërisë se Azem Hajdari ishte me profesion stilist lekurësh. Po ashtu edhe e shoqja. Qepnin këpucë, rripa, këllef revolesh etj…

Isha mes turmës. Me thirrjet e Azemit në goje: Ta bëjme shqipërinë si gjithë europa u gdhiva aty atë natë dhjetori…U gdhiva më vonë edhe netë e ditë të tjera. Punoja në gazetë. Unë me laps në dorë e ajo më pas me çekiçin e drejtësise në dorë.
Isha dakort me to.

Po, po, kolegët janë gjallë dhe më kane vërejtur në qendrimet. Nuk kanë konstatuar asnjë hezitim timin për të mbështetur këtë thirrje që dilte nga goja e rinisë dhe e Azem Hajdarit. Më tej, mu desh të kontribuoja ne vitet qe do vinin per te realizuar thirrjen. Por ishte e kote…

Familja Hajdari vrapoi, manovroi, heroizoi…I ra me fort çekiçit! Kaluan 30 vite dhe nëna Hajdari tashmë zotron një pasuri marramëndse:

12 apartamente, truall, e njësi shërbimi…etj. Kështu doli nga Komisioni i verifikimit të pasurisë.

Si ka mundësi? Nga qyteti Studenti u nisëm:

nje Fatmirë e një fatkeq!

I menduar kthehem në shtëpi të shoh sërisht nënën time që e kam lëne në gjumë nga ilaçet e sëmundjes.

Në derë shoh nje copë letër me një numer telelefoni me shënimin e Postierit.

I bie numrit. Postieri më thotë: Pensionin i plakës! /albeu.com/

të fundit

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

27 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

35 minutes ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

53 minutes ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

1 hour ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

2 hours ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

2 hours ago