Categories: Uncategorized

Dy të arrestuar nga kontrolli i serave, Policia e Shtetit aksion në të gjithë vendin

Një operacion policor masiv është ndërmarrë në të gjithë vendin, për kontrollin e serave, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, zonave të pyllëzuara, banesave të braktisura, ambienteve të mbyllura, magazinave, vilave e banesave të dyshuara, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni erdhi pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me zëvendësdrejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Të lidhura

None found

Në operacionin masiv që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe është në vijim janë duke kryer kontrolle në terren, 445 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 2225 punonjës policie të strukturave të Drejtorive Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare.

Operacioni monitorohet nga drejtorët e departamenteve dhe drejtorët e drejtorive qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Po gjatë operacionit, gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike, kanë kapur shtetasin A. M., person i shpallur në kërkim për vjedhje.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në fshatin Gur i Zi, është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, po në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia Kriminale në të gjithë vendin dhe specialistët e policisë së zonave po grumbullojnë informacion në lidhje me personat me tendencë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, me qëllim parandalimin në kohë të çdo tentative për të kultivuar kanabis. Kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

8 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

8 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

8 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

9 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

9 hours ago