Categories: Uncategorized

Dy raste të dyshuara me koronavirus në Kosovë, masa shtesë mbrojtëse

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar mostrat e dy pacientëve të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga virusi kinez korona. Rezultatet për ta pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë mostrat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi. Rezultatet për të njëjtat kanë dalë negative.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit, raporton Express.

Mësohet nga burime brenda Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse se për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantila të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale.

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

10 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

51 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago