Dy diplomatë iranianë janë shpallur non-grata në Shqipëri dhe për këtë ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.
Cakaj shkruan se dy diplomatëve iu kërkua largimi i menjëhershëm nga Shqipëria për shkak “të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj. /albeu.com/
Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të…
Dashi Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene…
“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, kështu deklaroi drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti disa…
Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut të…
Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të…
Deputeti italian Riccardo Magi, sekretar i Più Europa, hyri në Dhomën e Deputetëve i veshur si fantazmë për të protestuar…