Categories: Uncategorized

Duma: Oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma duke folur për koronavirusin, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se oligarkët në këto ditë po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna.

Duma tha se këta janë oligarkë që janë pasuruar nga koncesionet që jep qeveria, kurse shtoi se familjeve shqiptare më së paku u duhet siguruar ushqimi.

“Ne jemi ekonomi e varfër. Më shumë se gjysma e shqiptarëve thjesht mbijetojnë. Ky është realitet social. Familjeve shqiptare u duhet siguruar ushqimi. Pse ia kanë dalë disa shqiptarë? Ia kanë dalë sepse kanë punuar në të zezë. Nuk janë 2600 shqiptarë pa punë në Shqipëri. Kështu thotë qeveria, por të gjithë e dimë që nuk është e vërtetë.

Ne po flasim për gjëra kryesore në jetën e një njeriu. Por jemi në luftë dhe nuk e dimë sa do zgjasë. Oligarkët thonë se do i heqin nga puna punëtorët. Oligarkët kërcënojnë njerëzit me largime nga puna. Këta njerëz janë pasuruar me koncesione. Sakrifica nuk duhet pritur nga ata që mezi jetojnë. Sektorët e mëdhenj duhen ruajtur gjithashtu”, tha Duma.

Po ashtu, Duma tha se virusi po prek më tepër ata që kanë pasur më herët sëmundje të tjera. Grida Duma tregoi edhe sesi e mëson djalin e vogël të bëjë punët vetë në këta ditë karantine.

“Ky virus po godet ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Duhet të jemi mjeku i vetvetes. Duhet të jemi të përgatitur për këtë situatë lufte. Mjekët duhet të mbështeten psikologjikisht. Kam edhe një fëmijë në shkollë, por nuk i ndërhyj shumë. Fëmija që 10 vjec duhet të përfshihet në punët e përditshme të shtëpisë. Duhet të mësohet vetë. Djalin e kam përfshirë në punë dhe kjo më jep siguri nëse e kam nesër student, për shembull në konvikt”, deklaroi Duma.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

26 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

39 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago