Categories: Uncategorized

Duka zbulon nëse do të rikthehet Fatos Nano në politikë: E kam pyetur, do isha shumë i lumtur

Agron Duka ka deklaruar në emisionin Aktualitet se marrëdhëniet e tij me Edi Ramën si politikan i ka të paafrueshme ndërsa si njeri nuk ka asnjë përplasje.

Gjatë bisedës, Duka ka zbuluar edhe raportet me Fatos Nanon për të cilin tha se i vjen keq që iku kaq shpejt nga politika, por ka befasuar me deklaratën se për rikthimin e tij do të kontribuonte.

Të lidhura

None found

Duka ka zbuluar se gjatë një drekë që ka pasur me Nanon e ka pyetur për rikthimin e tij në politikë, dhe pavarësisht se nuk ka marrë një përgjigje të prerë, i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plan.

“Nano fatkeqësisht u largua shumë shpejt nga politika, në moshën 53-vjeçare. I mungon Fatos Nano, kam një impresion dhe përshtypje shumë shumë pozitive, jo vetëm si njeri por si politikan, ekonomist. Unë i jap Nanos meritën e reformimit të PS-së nga parti komuniste, ta transformojë dhe fus në tregun politik shqiptar që ka qenë periudha më e vështirë. Sot duket e thjeshtë, por ishte e vështirë të thoje në atë kohë se jam anëtar i PS-së.

Ai nuk ka luftuar kurrë armiqtë e tij politik, por të bashkëpunojë, nuk mendoj se ka pasur një njeri më bashkëpunëtor se ai. Nuk besoj se mund të kthehet, nuk flas me opinione, flas me fakte, unë kam kontakte me Nanon, dhe para disa muajsh kam drekuar me të dhe e kam pyetur direkt, kam parë një mungesë dëshire për tu rikthyer. Megjithatë ‘kurrë mos thuaj kurrë’ është tamam në moshë dhe unë do dëshiroja të rikthehej dhe unë do të isha i lumtur, do kontribuoja që ai të rikthehet sërish, por është në dorën e tij”, tha Duka./faxweb.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

1 hour ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

4 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

4 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

5 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

5 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

5 hours ago