Categories: Uncategorized

Duhej të ishte në arrest shtëpie, i dënuari vendos gjoba dhe bën qejf në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët i kishin vendosur gjobë 21 mijë euro një qyetari në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se dy autorët e krimit u kapën në vendin ku kishin lënë takimin për marrjen e parave.

Operacioni u zhvillua nga komisariati nr.2 dhe të arrestuarit janë një 37 vjeçar si edhe një 43 vjeçar, i cili kishte masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pavarësisht se duhej të ishte në shtëpi dhe i ruajtur nga policia, 43 vjeçar ka gjetur mundësinë që ta shijojë lirinë duke vendosur edhe gjoba në qytet.

Finalizohet operacioni policor “TAKIMI”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

I vendosën gjobë 21 mijë euro një shtetasi dhe lanë vendtakim për të marrë paratë, por prangosen nga Policia.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, person i dyshuar për veprimtari kriminale në Itali si dhe një 37-vjeçar, person i shpallur në kërkim disa ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet i pajisur me fenelina e sirenë policie, 2 karta italiane të falsifikuara dhe një patentë e falsifikuar, të cilat i përdorte personi në kërkim ndërkombëtar, si dhe një sasi parash.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TAKIMI”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge”. Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë.

Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

E. L. alias G. G.(V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet e grumbulluara iu dërguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Horoskopi 11 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Përmbledhje: Dita e sotme sjell luhatje emocionale dhe sfida në komunikim. Kujdes me ndjenjat e papërpunuara, sidomos në marrëdhëniet…

5 hours ago

Nesër zgjedhjet/ Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit 2025, ditën e diel, në ora…

5 hours ago

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në…

6 hours ago

U shpall në kërkim nga SPAK për krime zgjedhore në Kukës, arrestohet Kalosh Peposhi

Policia e Kukësit ka arrestuar Kalosh Peposhin, një nga personat që u shpall në kërkim si i dyshuar për blerje…

6 hours ago

Krimi zgjedhor s’ndalet në Dibër, Policia: Xhemal Gjunkshi denoncoi edhe për të shtëna me armë, SPAK po heton

Zbulohen të tjera detaje nga përplasja mes grupeve të PS dhe PD në Dibër ku u raportua se një automjet…

6 hours ago

Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici,…

7 hours ago