Categories: Uncategorized

Duhanpirësit më pak të rrezikuar nga koronavirusi? OBSH-ja kundër studimit francez

Organizata Botërore e Shëndetit i ka dhënë fund çdo dyshimi pas botimit të studimit francez kontravers sipas të cilit nikotina mund të ketë efekt mbrojtës kundër koronavirusit.

“Pirja e duhanit dëmton mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit dhe ju bën më të prekshëm nga infeksioni Covid-19.”

Hulumtimi i diskutueshëm francez theksonte dhe ngrinte Hipoteza mbi efektet “mbrojtëse” të nikotinës që u publikua nga gazeta Le Monde, pasoi një studim të kryer nga një ekip ekspertësh nga spitali parizian La Pitié-Salpetrière.

Sipas të dhënave paraprake nga hulumtimet që vijnë nga vëzhgimi klinik në spitalin parizian, shkalla e pirjes së duhanit në mesin e pacientëve të infektuar me Covid-19 nga një mostër prej 350 pacientësh me një moshë mesatare prej 65 vjeç do të ishte shumë e ulët, “afërsisht 5% e totalit. ”

Hipoteza-Profesori Jean-Pierre Changeux, i Institutit Pasteur dhe i College de France specifikoi: “Hipoteza është se nikotina, duke u fiksuar në receptorin qelizor të përdorur nga koronavirusi, parandalon depërtimin e tij në në qeliza dhe përhapjen në të gjithë trupin.

Receptori nikotinik i acetilkolinës” luan një rol kryesor në përhapjen e koronavirusit dhe është në origjinën e shumëllojshmërisë së simptomave të Covid-19, duke përfshirë humbjen e shijes, aromës dhe çrregullimet e tjera neurologjike, deri në rastet e bllokimit të papritur të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë rreth ditës së tetë.

Epidemiologu: “Ne nuk duhet të konkludojmë se ka një efekt mbrojtës”-Epidemiologu Florence Tubach dëshironte të sqarojë se bazuar në këto rezultate, sado të fuqishme të jenë ato, ne nuk duhet të konkludojmë se ka një efekt mbrojtës tymi i duhanit, i cili përmban shumë agjentë toksikë.

“Vetëm modifikuesit e nikotinës ose të receptorëve të nikotinës mund të kenë një efekt mbrojtës, dhe këto të kushtëzuara pasi jemi ende në fazën e vëzhgimit.”

Studimi francez pasoi atë kinez- Për të provuar hipotezën, spitali parisien ka nisur një eksperiment bazuar në aplikimin e nikotinës me doza të ndryshme dhe me qëllime të ndryshme parandaluese për të kuptuar nëse ajo mund të ndihmojë në mbrojtjen e stafit mjekësor-shëndetësor, si dhe me qëllim terapeutik për pacientët e shtruar në spital, për të parë nëse pas aplikimit të nikotinës do kenë ulje të simptomave apo ringjallje të simptomave.

Që në fund të muajit mars, një studim kinez i botuar në New England Journal of Medecine kishte nxjerrë në pah përqindjen e ulët të duhanpirësve në mesin e pacientëve me Covid.

Reagime kundër- Publikimit të studimit francez, me një eksperiment të nisur në një nga spitalet më të rëndësishëm Paris, ndezi një reagim të shpejtë. “Mos shkoni të blini nikotinë,” tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran. Rreziku është të krijoni shpresa të rreme midis shumë duhanpirësve si dhe të krijoni raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salmon, kujtoi se pirja e duhanit shkakton 75,000 viktima çdo vit në Francë, dhe është një faktor rëndues për sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe të kancerit. E njëjta maturi ka ardhur edhe nga Italia.

“Eshtë e rrezikshme të lavdërosh një zakon të keq siç është duhan pirja dhe të mendosh se mund të ndihmojë në trajtimin e asaj që është tani emergjenca epidemike”, komentoi Giovanni Maga, drejtor i Institutit Moletik të Gjenetikës të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Pavia-s .

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

1 hour ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

1 hour ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

2 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

2 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

2 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

2 hours ago