Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, shprehet se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t’i kthyer këto toka në resorte turistike.
Në një lidhje telefonike me Report Tv, Çako i bëri apel policisë që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.
“Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona”, tha ai.
Çako sqaroi se zjarret kanë rënë në sipërfaqe me shkurre dhe fatmirësisht nuk ka pasur zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë djegur.
“E kanë në kontroll deri diku, por herë pas herë merr përmasa te shkurret masive të thara. Iu bëj thirrje qytetarëve, subjekteve, të rrisin vëmendjen dhe të angazhohen për t’u bërë pjesë jo vetëm vullnetarisht për të parandaluar zjarrin, se është një fatkeqësi dhe prevalon për shkak të pakujdesisë apo iniciativave kriminale.
Zjarri është një fenomen natyror, në bazë të ligjit u bëj thirrje kryetarëve të Bashkive të rrisin kapacitete e tyre dhe të investojnë për të përmirësuar flotën dhe nivelin e reagimit të parandalimit të zjarreve, se shpesh kujtohen në pikën e verës apo kur kanë rënë zjarre.
Nuk ka zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë përfshirë nga zjarri”, shtoi ai.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…