Categories: Uncategorized

“Dua të iki sa më shpejt”, studentja shqiptare në Kinë apelon për ndihmë

Josilda Ndreaj njëra nga dy studentet shqiptare cila studion në Wuhan epiqendrën e koronavirusit vdekjeprurës, apelon për ndihmë për tu kthyer në Shqipëri.

Gjatë një bisede pwr Top Channel, ajo kërkon të ndihmohet për tu larguar sa më parë nga Kina.

Të lidhura

None found

”Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do ti jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjindem”.

Për rastin e Josilda Ndreajt ambasada shqiptare në Kinë i ka dërguar një shkrese urgjente Ministrisë së Europës dhe Punës së Jashtme duke e vënë në dijeni të kërkesës së saj.

Ajo studionte në universitetin e Wuhan por për momentin kishte marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti tha ajo na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën” do të deklaronte ajo.

Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan./TCh

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

2 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

2 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

2 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

2 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

2 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

2 hours ago