Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal për dy persona të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Bëhet fjalë për një ish-drejtor shkolle dhe drejtoreshën e zyrës arsimore, për shkak se kjo e fundit i ka dhënë rrogë titullarit, në një kohë kur ky i fundit ndodhej jashtë vendit.
None found
”Shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. D., 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Një incident i rëndë ka shkaktuar frikë në një avion të Air Canada, pasi një nga pilotët pësoi krizë epileptike…
Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më…
Policia e Shtetit ka njoftuar procedimin penal të 11 personave, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e tubimeve të…
Sot mbahet protesta e 26 kundër kryeministrit. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e tij. “Kam udhëtuar nga Londra , kam udhëtuar…
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berisha, se po veprojnë në bashkëpunim…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke…