Categories: Uncategorized

Drejtoresha tha se nxënësja ishte shtatzënë, prindërit dhe mësuesit e mohojnë

Mëngjesin e sotëm një tjetër nxënëse e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier u dërgua me urgjencë vetëm një ditë pasi 60 nxenës të kësaj shkolle u helmuan gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë incident të përsëritur drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Fier, Yllka Beci e cila ka qenë prezente në ambientet e shkollës ku ndodhi ngjarja, ka debatuar me një pjesë të prindërve që ndodheshin aty dhe me gazetaren e ABC Neës Valbona Davidhi.

Duket se për të tërhequr vëmendjen nga kjo ngjarje e rëndë, Beci ka deklaruar se vajza e nxjerrë me barelë nga shkolla është shtatzënë, gjë e cila rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

Kjo deklaratë e drejtueses më të lartë të arsimit në qarkun Fier jashtë kameras është përgënjeshtruar nga mësuesit e nxënëses, por edhe mjekët.

Burime të abcneës.al nga urgjenca e spitalit të Fierit kanë thënë se vajza qëndroi rreth një orë nën mbikqyrjen e mjekëve dhe u dërgua në shtëpi. Ndërsa në kartelën mjekësore i është shënuar vetëm stres postraumatik dhe asgjë në lidhje me ndonjë shtatëzani të mundshme.

Pjesë nga debati i drejtoreshës me gazetaren dhe prindërit:

Drejtoresha: Nxënësit janë në mësim nuk ka asnjë lloj problemi.

Gazetarja: Pse erdhi ambulanca?

Drejtoresha: Moj të lutem a mund të të them dicka pa kamerave?

Prindërit: Thuaje me kamera

Drejtoresha: Me kamera do ta them. Në gjimnaz është një nxënëse shtatzane.

Gazetarja: Shtatzanë? Vajza që iku tani është shtazane?

Drejtoresha: Po. Shtatzane.

të fundit

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin…

5 minutes ago

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto…

33 minutes ago

Është apo jo në lidhje me Loredanën? Joz Marku zbulon të vërtetën

Jozefin Marku ka qenë dhe një ndër banorët më të komentuar të Big Brother Vip Albania. Përpos tensioneve të krijuara…

56 minutes ago

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

AgroWeb.org ju njeh me mënyrat e shumta që shtimi i farave të linit në recetat tuaja, mund të sjellë përfitime…

1 hour ago

PËRFUNDON NUMËRIMI: Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i…

1 hour ago

Kreu i PD-së, Sali Berisha takon Presidentin e IDU: E njoha me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me Presidentin e IDU-së, Stephen Harper në Bruksel. Në postimin e tij…

2 hours ago