Categories: Uncategorized

Drejtoresha e famshme e Ramës i doli kundër, deputetja socialiste: Grerëz!

“Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe”

Ish-drejtoresha socialiste e Tatimeve, Briseda Shehaj doli papritur kundër preferencave të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar, ashtu si opozita jashtë Kuvendit, se është pro listave të hapura 100%.

Të lidhura

None found

Ajo pas largimit nga Tatimet, është aktualisht drejtoreshë e një televizioni privat.

Lidhur me reagimin e Briseda Shehaj, anëtarja e Asamblesë së PS, Anila Çobani, i është vërsulur keq, duke i thënë se nuk duhen humbur xhevahiret, as kur “grerëzojnë” kundër Rilindjes.

Deputetja Anila Çobani:

“E paskam humbur…sdi se si ? Jane mendimtare qe xhevahirosin sa here flasin..dhe Xhevahiret si te tilla nuk duhen humbur…as kur e quajne veten “prurje te re ” te Rilindjes ..as kur “grerëzojne” kunder Rilindjes!

Ne fakt…listat e hapura duhet te rishihen kur te fitojme zgjedhjet e aferta… jo për Deputetë.. por për çdo përfaqësues në Administratën Shteterore… si për rastet me “prurje të reja” , si për rastet “mall gjendje” ! Dhe dua t’ja kujtoj kujtdo ..Quhet PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE! Ka trendafil në logo jo grerëz !!”, shkroi ironikisht Çobani, duke i kujtuar ish-drejtoreshës postin e lartë që mbajti për disa kohë, post të cilën mund ta mbanin fare mirë me qindra dhe mijëra shqiptarë të tjerë, me më shumë kapacitete.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

47 minutes ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

47 minutes ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

47 minutes ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

47 minutes ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

48 minutes ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

48 minutes ago