Categories: Uncategorized

Drafti i ri për ndërtesat e shembura nga tërmeti, çfarë do të ndodhë me ato që kanë mbi 50 vjet ndërtuar

Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t’u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë. Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre.

Kjo parashikohet në një projektligj të ri, “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.4802, datë 10.09.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, parashikon ndër të tjera dhe shtimin e një neni. Konkretisht: “Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Sipas relacionit shoqëruese, Ky projektligj iniciohet në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm i datës 21 shtator 2019 në disa qytete vendit, kohës së pamjaftueshme për rregullimet ligjore sipas procesit legjislativ dhe nevojës së menjëhershme për ndërtimin e riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Konkretisht, projektligji propozon ndryshime të termave të ligjit nr.84.02., daË. 10.9.1998, të ndryshuar, dhe shtesa që parashikojnë kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

Rregullat mbi mënyrën se si do të zbatohet si dhe cilat do të jenë subjektet që do të kryejnë këtë audit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, projektligji parashikon se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, për të gjitha:

a) ndërtimet publike;
b) ndërtimet jo, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë;
c) objektet me akses publik.
Efektet e pritshme të projektligjit janë:

-Verifikirni në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, nëpërmjet kryerjes së auditimeve teknike të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, për plotësimin e kërkesave mininmale të rezistencës, qëndrueshmërisë mekanike dhe sigurisë në përdorim

– Propozimi i masave përkatëse në rast të mosplotësimit të kërkesave minimale të punimeve të ndërtimit, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre;

-Miratimi i rregullave të detajuara të auditimit teknik me vendim të KM

-Kryerja e oponencës teknike nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve për gjitha ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë dhe objektet me akses publik. /Monitor

të fundit

Horoskopi 21 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është…

7 hours ago

Blerina Gjylameti “s’pyet” për Ramën, siguron pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve, Blerina Gjylameti ka ngritur akuza të forta për manipulim të votave…

7 hours ago

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor…

8 hours ago

Kalimtarë rastit pikasin një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit…

8 hours ago

“Tabaku bëri fushatën më intensive” – Berisha: Më vjen keq që Alimehmeti nuk do jetë në parlament! Nëse ai dëshiron mund të kandidojë për kryebashkiak

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në Log, News 24 lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku opozita pësoi një…

8 hours ago

Karamuço bën deklaratën e fortë: Sali Berisha do vritej në zyrë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë gjatë në emisionin “Top Story”, ku po diskutohej për kërcënimet…

9 hours ago