Categories: Uncategorized

DOSJA/ Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Patos pas sherrit për motrën: Hajde sqarohemi

“Hajde të sqarohemi pak…”, kjo frazë e më pas goditjet me leva kanë paraprirë vrasjen e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit, më 19 dhjetor.

Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar me 13 plumba mbi fqinjin, Manol Rapajn, dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn, duke i lënë të vdekur. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth Poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock”, që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

Të lidhura

None found

Sipas relacionit të Policisë, që i është bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë së Fierit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë nga ana e Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.

I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë dy të rinjtë. Të parin ka vrarë Elis Kapajn, të cilin pasi e ka rrëzuar, e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë. Më pas, ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol Rapajn. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën e krimit në tokë dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës të njoftonte Policinë, duke pritur në vendngjarje.

RELACIONI

Nga hetimet e para të kryera në lidhje me vrasjen e dyfishtë, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht motra e Martin Skëndajt ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën, Manol Rapajn, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe fqinj me Martin Skëndajn. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndajt është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është babai i Martin Skëndajt, ka qenë duke ecur në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit.

Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. E gjithë kjo dy ditë pasi ka ndodhur edhe vrasja e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit.

Në këtë formë sqarohet konflikti që shkaktoi vrasjen, në relacionin e publikuar dje nga “Shqiptarja.com”. Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit.

Në kohën që Martin Skëndaj po dilte nga dera kryesore e poliklinikës, është përballur me Manol Rapajn, babanë e Manolit, Vladimir Rapajn, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante në dorë një send të fortë, levë dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “…hajde të sqarohemi pak bashkë…” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë. /panorama

të fundit

Ekskluzive: Monza fut në orbitën e Serie A Meriton Korenicën

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke kaluar në një nga…

3 minutes ago

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka…

5 minutes ago

“Lironi çunat, deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur mes protestuesve, të cilët një ditë më parë marshuan në paraburgimin te…

8 minutes ago

Norovirusi godet anijen turistike në Alaskë, mbi 100 udhëtarë paraqesin simptoma

Mbi 100 pasagjerë në një anije luksoze turistike që po kryente një udhëtim 20-ditor drejt Alaskës u prekën nga të…

9 minutes ago

Mashtrim me videokonferencë ndaj Thanos Dokos, dy humoristë rusë u paraqitën si zyrtarë ukrainas

Një video që po qarkullon gjerësisht në mediat greke dhe më tej tregon se Sekretari për Sigurinë Kombëtare i kryeministrit…

9 minutes ago

Stojanoski: The 2026 Rebalance Confirms Budget Sustainability and Growth in Capital Investments

Deputeti i OBRM-PDUKM‑së, Bojan Stojanoski, reagoi përmes një komunikate ndaj kritikave të kryetarit të LSDM‑së, Venko Filipçe, duke vlerësuar se…

12 minutes ago