Categories: Uncategorized

Donald Trump porosit 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid 19

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin. Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.

“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën. Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit.

“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vaksina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër, pas miratimit”, tha Presidenti Trump.

së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.

President ka thënë se fundmi se është optimist se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit.

Presidenti Trump nuk bëri komente lidhur me një njoftim më herët të martën nga Presidenti rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit, megjithë mungesën e të dhënave që të justifikonin pretendimet e tij se vaksina është e sigurt për njerëzit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën, duke shtuar se ajo kishte pasur pak temperature ditën e parë, por i kishte rënë të nesërmen.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror,

Prodhimi i vaksinës ruse, së cilës i është vënë emri Sputnik V, për nder të satelitit të pare të prodhuar nga njerëzit në botë, që u lëshua në hapësirë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, do të fillojë muajin e ardhshëm dhe vaksinat në masë mund të fillojnë që në tetor.

Vaksina ruse nuk është mes të paktave që kanë arritur fazën e tretë dhe finale të testimit tek njerëzit, që zakonisht përfshijnë mijëra njerëz dhe vazhdojnë për muaj me radhë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Çdo prodhues vaksinash duhet të ndjekë këtë procedurë që garanton se ajo është e sigurt dhe që të ketë rekomandimin e OBSH-së”, tha të martën nëndrejtori i degës rajonale të OBSH-së, Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit, Jarbas Barbosa./Zeri i Amerikes

të fundit

Super goli i Yamal vendos derbin, Barcelona shpallet kampione e Spanjës për sezonin 2024/25

Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër…

1 hour ago

Horoskopi 16 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashuria: Shikoni realitetin e fakteve dhe nëse nuk jeni mirë, ndryshoni drejtim. Dashuritë vijnë dhe shkojnë, insistimi do të…

2 hours ago

Nga Meta, Majko, Xhaçka e Kodheli ja kush janë deputetët me një karrierë të gjatë parlamentare që mbetën jashtë kuvendit

Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk arritën të siguronin…

2 hours ago

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë…

2 hours ago

Fitorja e thellë e PS, Bushati: Nuk ka surpriza, votat i marrin kriminelët!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ishte ndonjë…

3 hours ago

Nga Osmani te Vuçiç e Tusk, Ursula von der Leyen publikon foton me liderët në Tiranë: Çfarë simboli i fuqishëm!

Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa…

3 hours ago