Categories: Uncategorized

Do të votohet “5 qershori”, arrihet marrëveshja mes Ramës dhe opozitës parlamentare

Ditën e sotme është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare.

Në marreveshje thuhet se opozita parlamentare garanton se do të mbështesë ‘5 qershorin’ dhe do ta votojë atë në Kuvend.

Të lidhura

None found

Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takuan sot me krerët e grupeve parlamentare të opozitës. Takimi nisi në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.

“Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari”, thuhet ne marreveshje.

Prej disa ditësh në fokus të debatit politik janë ndryshimet kushtetuese, duke u bazuar tek marrëveshja e 5 qershorit.

MARRËVESHJE POLITIKE PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”

Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga:

Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit,

dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë:

Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;

Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Lexuar, pranuar dhe nënshkruar në Tiranë, më 21 Korrik, 2020 në 4 (katër) kopje.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE GRUPI DEMOKRAT

TAULANT BALLA MYSLIM MURRIZI

GRUPI DEMOKRACI DHE DREJTËSI GRUPI I PAVARUR

EDMOND STOJKU NIMET MUSAI

të fundit

The murder of Eglant Koçi, journalist: Armand Shakaj is suspected of hiding in Tirana and has changed his appearance

Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës,…

12 seconds ago

Albin Kurti flet për herë të parë për mundësinë e një koalicioni me LDK-në

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës…

1 minute ago

Veliaj ka frikë të përballet me provat e SPAK-ut, zvarrit procesin në GJKKO përmes avokatit të tij në hetim

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj ka vijuar me skenarin…

2 minutes ago

Rama reagon për 5 kërkesat e protestuesve dhe sulmon Dritan Goxhajn: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka dalë me një reagim tjetër në rrjetet sociale. Reagimi i tij ka ardhur…

10 minutes ago

Tuchel zbulon çelësin e paraqitjeve të Anglisë në Botëror

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka inkurajuar lojtarët e tij të vazhdojnë të luajnë me liri dhe besim, teksa synojnë…

25 minutes ago

“Buza” ngjitet në trend, Dafina Zeqiri dhe Cllevio sjellin bashkëpunimin që po dominon rrjetet

Kënga më e re “Buza”, një bashkëpunim mes Dafina Zeqiri dhe Cllevio, po rezulton një nga projektet më të suksesshme…

26 minutes ago