Categories: Uncategorized

“Do të të marr peng fëmijët”, biznesmeni në telashe pas divorcit për borxhin e ish-gruas

E kërcënojnë se do t’i marrin peng fëmijët për borxhin e ish-gruas. Kjo është historia e A.K., një biznesmen që prej disa muajsh ka hyrë në telashe me shtetasin L.S. Burime policore bëjnë me dije për Gazetën “Si” se shqetësimi shtetasit A.K. i është shkaktuar nga e shoqja me inicialet S.P., martesa me të cilën zgjati tetë vjet.

Por ndonëse çifti u divorcua, rezulton që gruaja të ketë marrë një borxh tek shtetasi L.S., një borxh të cilin ajo nuk e ka shlyer ende.

“Ish-bashkëshortja ime i mori borxh 1500 euro, borxhi ishte personal dhe jo në emër të familjes”, denoncon qytetari.

“Me ndarjen tonë, ish-bashkëshortja shkroi një deklaratë borxhi, ku vërteton që këtë borxh e merr përsipër ajo dhe nuk ka asnjë pretendim që unë të paguaj një pjesë të këtij borxhi apo të gjithin”, shton më tej i kërcënuari.

49-vjeçari tregon se megjithëse ky fakt iu bë i ditur edhe borxhdhënësit që në fillim, ai ka filluar kanosjet kundër ish-burrit. Kërcënimi i parë u regjistrua në fillim të shkurtit.

“Në rrugën “Vasil Shanto”, në mes në natës, një mjet mercedez benz GL i zi më zuri rrugën. shoferi më kërcënoi dhe u konfrontua dhe më paralajmëroi: nëse nuk më jep lekët, do të marr fëmijët”, ka denoncuar burri.

Siç rezulton edhe pse ish-bashkëshorti iu lut dhe i përsëriti që ai nuk ka lidhje me borxhet e gruas, shtetasi L.S. ka vazhduar me kërcënime.

“Më la afat duke dhënë ultimatum; brenda një muaji dua lekët. Dhe tani po vazhdon sërish me kanosje”, ka thënë biznesmeni.

I pyetur nga policia se çfarë kanosjesh të tjera ka pasur gjatë këtyre muajve, 49-vjeçari ka sqaruar:

“Nuk më ka kërcënuar më, dhe u jam shmangur. Por ngaqë më la afat, dhe më kërcënoi për jetën dhe fëmijët dua që këtë keqkuptim ta zgjidhë policia. Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më. Në muajin korrik i njëjti person më preu rrugën me fuoristradë, unë isha me motor. Kësaj radhe ai më shtyu dhe më qëlloi mbi kokoren e motorit. Më kërcënoi dhe më vendosi duart në fyt dhe më thoshte; do të vras”.

Kallëzuesi kujton gjithashtu në polici:

“I thashë do të shkoj në polici dhe ngriti zërin duke ma prerë “nuk dua t’ia di për policinë”.

Burime pranë komisariatit numër tre tregojnë për Gazetën “Si” se kanë thirrur ish-bashkëshorten dhe shtetasin L.S. për t’i pyetur, ndërkohë që oficeri L.F. e mbyll procesverbalin me lutjen e 49-vjeçarit:

“Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më për një borxh që nuk më përket”.

të fundit

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

35 seconds ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

8 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

8 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago