Categories: Uncategorized

Do të rikthehen vizat?! Balla reagon ashpër e ka një thirrje për shqiptarët

“Nuk është aspak e vëprtetë ajo që ka përhapur burimi më i ndyrë i lajmeve të rreme në Shqipëri, Sali Berisha dhe mediat me paratë e korrupsionit…”

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik pak ditë më parë se shqiptarëve do tu kthehen vizat.

Balla e cilësoi këtë si “fake news”, dhe se ky është krijuar nga portali i Sali Berishës, i cili vazhdon ti bëjë keq këtij vendi.

“Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë fillimisht nga prodhuesi më i madhi i lajmeve të rreme në Evropë, i cili është një fatkeqësi e madhe në këtë vend, që ka gënjyer me paturpësinë më të madhe edhe nga portali i djalit të vet, shkëlzeni.net, ku deklaron se qytetarëve shqiptarë nga 2021, do t’u vendoset vizat sepse shqiptarët janë të padëshiruar nga Evropa dhe SHBA. Ky është një projekt që BE e ka planifikuar prej kohësh. Nuk ka asnjë rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët.

Nuk është aspak e vëprtetë ajo që ka përhapur burimi më i ndyrë i lajmeve të rreme në Shqipëri, Sali Berisha dhe mediat me paratë e korrupsionit. Paratë e korrupsionit të Sali Berisha sot janë kthyer në burim të investimeve për televizioneve.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të tremben nga ky lajm. Ne jemi shumë krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë evropiane.

Jam shumë besimplotë që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë bisedimet dhe momenti ceremonial është konferenca e parë ndërqeveritare.

Gjithë ngazëllimi i Lulit, Pollos, Mulit, se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut rezultoi të jetë një lajm i rremë si ai i vizave.

Sa i përket shqetësimit që ka lindur pas sherrit midis Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ju mund të ndërhyni, megjithëse nuk ka ndonjë shpresë.

Baba Likja e ka marrë rrugën që më 25 prill, LSI-ja do të ikë për skrap, siç ka thënë Luli.” -tha Balla.

të fundit

VIDEO/ Asllani shënon në 11 metërsh, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhbllokuar sfidën në 1-0 ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë çoi…

7 minutes ago

Kuqezinjtë duan fitoren me çdo kusht, nis dueli delikat në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida…

30 minutes ago

Mungon në ndeshjen e Kombëtares, por për Ramadanin dhe shokët e tij kjo ishte një ditë historike

Një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në grumbullimin e shtatorit ishte mesfushori Ylber Ramadani. Një virozë dhe përsëritja e…

51 minutes ago

Shkarkimi i Bayrou nga detyra/ Macron emëron Sebastien Lecornu kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecorni si kryeministër, duke zëvendësuar Francois Bayrou që…

54 minutes ago

U tha se janë ndarë, Mirlind Daku i vë “vulën” dashurisë me modelen

Është aluduar prej kohësh se sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku dhe modelja Vesa Vllasaliu janë ndarë. Por reagimi i fundit…

55 minutes ago

Nga Javier Bardem te Mark Ruffalo, rreth 1500 artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

Rreth 1,500 aktorë, regjisorë dhe profesionistë ndërkombëtarë të filmit, përfshirë Olivia Colman, Javier Bardem dhe Mark Ruffalo, kanë paralajmëruar ndërprerje…

1 hour ago