Categories: Uncategorized

Do të jetë falas për popullatën, Shqipëria pret t’a sigurojë shumë shpejt vaksinën anti-COVID

Disa vende e kanë siguruar vaksinën ende pa dalë, përmes kontratave, ndërsa vendi ynë duket se po bën të njëjtën gjë.

Vaksina kundër koronavirusit do të sigurohet dhe madje do të shpërndahet falas për popullatën shqiptare, kur ajo të dalë në treg.

Një specialistje e shëndetit publik gjatë inaugurimit të Qendrës Shëndetësore në Kombinat bëri me dije se ende nuk ka një vaksinë gati, por shteti shqiptar është në bisedime me disa vende.

“Akoma bota nuk ka një vaskinë të sigurt. Janë 7 vaksina të cilate kanë kaluar fazën e dytë. Janë vaksina tepër premtuese. Është një iniciativë botërore, që është iniciativa e Kovaksit, që është një aleancë mes shumë vendëve dhe natyrisht nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha ajo për Tv Klan.

“Natyrisht ka iniciativa të Bashkimit Europian, të cilat do të vlerësohen natyrisht dhe ne do të sjellim atë vaksinë që është efikase”.

Sipas asaj që i është dhënë “Tv Klan”, injektimi i vaksinës nuk do të jetë i detyrueshëm, por ata që duan ta bëjnë do ta përfitojnë kundrejt asnjë pagesë.

Për të forcuar imunitetin e popullates, ministrja Manastirliu tha se do të nisë injektimi i vaksinës së gripit sezonal për grupet e riskut që është gjithashtu falas.

“Qeveria shqiptare vijon të jetë e angazhuar për mbulimin falas të kalendarit të vaksinave duke përfshirë edhe këtë vit sikurse ka bërë edhe vitet e shkuara, shumfishimin e vaksinave të gripit”.

Vaksina e gripit prej vitesh është ofruar falas në poliklinika për të moshuarit dhe personat në nevojë. Po ashtu edhe vaksina të disa sëmundjeve ngjitëse, për fëmijë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago