Categories: Uncategorized

“Do ta sjell djalin e vogël këtu”, Rama batuta në konferencë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e mbajtur në Shtëpinë e Evropës, ku ka përmendur mosmarrëveshjet në rajon dhe ka theksuar se nën synimin e përbashkët që është BE-ja, duhet të ecet përpara.

“Falenderoj vëllezërit e motrat nga Kosova dhe partnerët nga Bosnja. Kjo është ajo që duhet të bëjmë në të gjithë nivelet pa asnjë paragjykim dhe asnjë mendim tjetër nga pas, i dimë mosmarrëveshjet, por e dimë se sa gjëra të përbashkëta kemi me njëri-tjetrin dhe sa gjëra mund të bëjmë së bashku, sa më shumë gjëra të mira të bëjmë për njerëzit, aq më shumë jemi në një vend më të mirë edhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet, jam i sigurt, se kështu njohim njëri-tjetrin dhe bindim njëri tjetrin”- tha Rama.

Sipas kryeministrit “E shkuara është e shkuar”.

“Duhet ta trajtojmë, por duhet të shkojmë përpara e të mendojmë për fëmijët tanë, se si do të na shohin ata ne, nuk është se jemi më të mirë se prindërit, gjyshërit tanë që kanë marrë pjesë në luftëra, por ata nuk kanë qenë në pozicionin tonë, nuk kanë pasur një BE që priste për ta, lirinë për të zgjedhur, fatin e tyre në duart e tyre dhe kjo ka ndodhur për shekuj e shekuj, duke qenë të rrëmbyer nga politikat e kohës. Ne e dimë tani, kemi vetëm një drejtim BE”- tha Rama.

Duke folur për Shtëpinë e Evropës, ku u zhvillua konferenca e sotme, që sipas tij e sheh për herë të para, Rama shprehu dëshirën për të sjellë si vizitor në të edhe djalin e tij të vogël.

“Do ta sjell djalin tim të vogël që të vijë e të kuptojë se cfarë është BE, duhet të hedhim hapat me kujdes që të mos i shqetësojmë të tjerët”- tha ai.

të fundit

VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në…

55 seconds ago

“Erdha për të fituar”, fjalët e para të Joan Garcias te Barcelona

Joan Garcia tha fjalët e tij të para si portieri i ri i FC Barcelonës, një klub me të cilin…

3 minutes ago

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë…

4 minutes ago

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pasi në media u raportua se SPAK zbuloi një tjetër rast të…

24 minutes ago

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit: Të llogariten edhe votat në rastet…

Partia Socialiste ka kërkuar nga KAS që gjatë procesit të rinumërimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur…

52 minutes ago

Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Faqja e Bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga gripi i hakerave “Homeland Justice”. Kjo ka sjellë…

1 hour ago