Personi që shihni në foto është avokati i lënë në arrest shtëpie nga SPAK, Skënder Demiraj. Demiraj është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 nëntor të vitit 2014, ku Xhuvani vrau katër persona në një lokal nate pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku njeri prej tyre ishte Arbër Demiraj.
Avokatit është arrestuar sot për një çështje korrupsioni për ndryshimin e masës së arrestit të një personi të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas SPAK tre persona mes tyre edhe avokati Demiraj, ish-prokuror, i kanë dhënë një shumë prej 6 mijë eurosh gjyqtares Mimoza Margjeka për të nxjerrë nga burgu shtetasin Orion Bali.
Demiraj është edhe qytetar nderi i Burrelit i dhënë nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë në vitin 2012.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…