Categories: Uncategorized

”Djali vetëm rënkonte”, zbardhet dëshmia e nënës së vogëlushit që u dhunua barbarisht nga njerku

Është zbardhur dëshmia e nënës së djalit 3-vjeçar, i cili u dhunua tre ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj.

Mamaja e të voglit ka rrëfyer se e kishte lënë djalin me Alfred Kazanxhiun që është dhe bashkëjetuesi i saj prej një viti, dhe kishte dalë jashtë për të blerë bukë dhe qumësht, ndërkohë që kur është kthyer e gjetur djalin në gjendje të rëndë.

Ajo ka treguar se kur është kthyer e ka gjetur në mes të dhomës dy bidona me ujë, ndërkohë që dera ishte tërhequr, por jo e mbyllur me çelës dhe komshinjë i kanë treguar se Alfredi po mbante djalin në krahë.

Po ashtu ajo ka rrëfyer se bashkëjetuesi i saj i kishte thënë se kishte dëgjuar djalin të rënkonte ndërkohë që ishte në tualet, pasi ky i fundit kishte rënë nga divani.

“Kam dalë nga shtëpia rreth orës 11:00 për të marrë bukë dhe qumësht tek furra në Institutin Bujqësor dhe e lashë fëmijën me Alfredin, i cili është edhe bashkëjetuesi im. Ndërkohë që po bëja pazarin ai më mori në telefon dhe më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte.

Menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Djali vetëm rënkonte.

Erdhi ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Ai kishte hemoragji dhe mpiksje gjaku në kokë. Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, është shprehur nëna e 3-vjeçarit.

I akuzuar për këtë ngjarje është bashkëjetuesi i mamasë së fëmijës, 35-vjeçari Alfred Kazanxhi, i cili i ka mohuar akuzat duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek “Ali Demi” dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz. Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat, e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”, thuhet në dëshminë e tij.

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

2 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

2 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

2 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

3 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

3 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

3 hours ago