Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e mbrëmjes së sotme me një nga historitë ndoshta më prekëset që janë trajtuar ndonjëherë nga ky emision. Ishte historia e një burri që kërkonte nënën e tij biologjike e cila e kishte braktisur para 53-vitesh.
Petriti kishte kohë që dëshironte të gjente nënën e tij, madje i ishte drejtuar edhe emisioneve të tjera televizive, por fatkeqësisht nuk i’a kishte dalë dot mbanë. Pas një pune kërkimore prej më shumë se një viti, gazetarët e
redaksisë e kishin gjetur nënën biologjike të Petritit.
Në studio u tregua historia e jetës së tij dhe kalvarit i vuajtjeve që kishte kaluar në fëmijëri. Ai ishte birësuar që i vogël, nga dy prindër të cilët ishin tepër të mëdhenj në moshë. Deri këtu dukej sikur Petriti kishte gjetur ngrohtësine e munguar, por fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe i ati i Petritit kishte ndërruar jetë dhe nëna ishte detyruar të shkonte në azil.
Petriti tashmë kishte mbetur i vetëm dhe për mbi 7 vite kishte jetuar sa me një vend në tjetrin, në kushte tepër të vështira.
Nëna biologjike e Petritit e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe pranoi që ai ishte djali i saj. Zonja Farije, nëna biologjike, rrëfeu historinë e jetës dhe tregoi që ishte detyruar që ta braktiste Petritin. “Më dhunonte ish-bashkëshorti dhe ai nuk e donte fëmijën, për këtë arsye u detyrova ta lë Petritin në spital.”
Nga ana tjetër Petriti tepër i emocionuar dhe me lot në sy u shpreh: “Nuk dua të të gjykoj, nuk dua të të kërkoj llogari për asgjë. Dua vetëm të të falenderoj që më dhe jetë dhe dua të të njoh! Faleminderit!”.
Pas 53-vitesh Petriti takoi më në fund nënën e tij biologjike, Farijen në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”./TopChannel
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…