Categories: Uncategorized

“Ditët që do të vijnë do të jenë të vështira”, mjeku i njohur tregon tre hapat që duhen ndjekur

Mjeku infeksionit, Tritan Kalo ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku thekson se tre jane hapat ne te cilet duhet levizur me shpejt, analizat çdo rasti të dyshimtë, izolim të çdo rasti të konfirmuar dhe gjurminin e personave që kanë pasur kontakt të ngushtë me të.

Ai gjithashtu thotë se ditët që do të vijnë do të jenë të vështira për ne.

Të lidhura

None found

Postimi i Tritan Kalos

KEMI ende ditë të vështira para nesh….“Pandemija po përshpejtohet”, ndaj duhet vijuar me “1- testimin e çdo rasti të dyshimtë, 2- izolimin dhë përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe, 3- gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.” – rikëshilloj dje më 23 Mars 2020 Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shefi i OBSH/WHO, si tre nga masat më efikase të kontrollimit të Pandemisë Covid-19, krahas distancimit social, higjenës, ushqyerjes, etj….NE në Shqipëri NUKU po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq….SË BASHKU dhe në MIRËKUPTIM maksimal do të MUNDEMI tia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19….

POLITIKAT e mëdha, MILITANTIZMIN e verbër, GJITHDIJESINË, PROTAGONIZMIN e VANITETIN delirant, GOJËHIDHËSINË dhe GJYSËMDIJENITË analfabetiko-funksionle, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë….T’U BËHEMI KRAH me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjeksor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”….

Të qëndrojmë në mjediste tona, KUR nuk kemi asnjë arësye ekzistancialiste për tju ekspozuar Sars-Cov-2……MBROJMË VETEN dhe NJËKOHËSISHT vemë edhe më pak NË RREZIK jetët e mjekëve, infermjerëve, imazheristëve, farmacistëve, laborantëve, administratorëve, sanitareve, shoferëve, teknikëve të mirmbajtjes, barrelistëve, koordinatoreve, policëve e ushtarakëve, etj. të cilët përkujdesen për të sëmurët me Covid-19 në spitale dhe ambulatorisht…

Prof. Përparim Kabo thelbësisht qartazi shprehet se: “Kur vdes një njeri vdes një jetë, kur vdes një mjek vdesin qindra jetë”….JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË….

PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETMOHIM e PROFESIONALIZËM shëmbullor….KURRË mos haroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI….BASHKË me MËNDJEKTHJELLTËSI e ZEMËRBARDHËSI ne do tia DALIM MBANË!!!!

të fundit

Prishtinë: Protestë për drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe kundër dhunës ndaj grave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

8 minutes ago

Policia e qëlloi me p*umb gome në sy, ministrja e Shëndetësisë: Operacioni në Romë i Erjon Vishkullit shkoi me sukses! Rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…

10 minutes ago

Forbes rendit 10 sportistët me të ardhurat më të larta në histori

Cristiano Ronaldo është sportisti me të ardhurat më të larta në historinë e sportit, sipas revistës prestigjioze Forbes.Ylli portugez, 41-vjeçar,…

11 minutes ago

Mickoski pret që raportet e mira me Serbinë të ruhen edhe pas ndryshimeve politike në Beograd

Kryeministri Hristijan Micoski pret që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë pas humbjes së SNS-së së Aleksandar…

12 minutes ago

Minister Sedat Sulejmani’s assets: Property in Tetovo in his parents’ names and an apartment in Turkey

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Në pasurinë…

13 minutes ago

Filipçe warns of public debt rising to €12 billion: The economy cannot withstand this level of borrowing

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp për ribalancimin e dytë të buxhetit për vitin 2026,…

13 minutes ago