Categories: Uncategorized

Disa vite pas largimit, Aleksandër Arvizu tregon çfarë i mungon nga Shqipëria

Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në një intervistë në emisionin “Opinion”, ka thënë ndër të tjera se i mungon Shqipëria, ndërsa tregoi edhe një episod të komunikimit të tij me ambasadoren aktuale të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

INTERVISTA

Të lidhura

None found

B: A i keni ndjekur lajmet ose eventet në Shqipëri gjate këtyre muajve?

A: Po i kam ndjekur dhe lërmë të të them, që ndihem shumë keq për Shqiperinë sepse vitin e kaluar ishin dy tërmetet apo jo? Apo ishte herët këtë vit se mbaj mend. Ishin dy tërmete të cilat ishin shume shkatërruese për Shqipërine dhe shumë njerëz akoma s’janë rikuperuar nga kjo. Dhe pastaj të ketë dhe këtë situatë tani, më korrigjo nëse jam gabim, por me cfarë kuptoj unë Shqipëria është nën një lloj izolimi, njerëzit nuk mund të udhëtojnë në Itali psh.

B: Është një izolim vërtetë i fortë në fakt në Shqipëri.

A:Po kështu degjova, por kjo është një gjë e mirë krahasuar me vende si Italia, Spanja…

B: Franca apo Mbretëria e Bashkuar.

A:Po, duket sikur në Shqipëri deri tani është në mënyrë të arsyeshme e kontrolluar. Njerëzit po observojnë izolimin ose karantinën, sido që doni ta quani, është shumë e parehatshme, shumë depresive. Kupton, shumë stresuese, dhe duket sikur Shqipëria po e trajton mirë deri tani.

B:Ambasador a ka dicka që vërtet ju mungon nga Shqipëria?

A: Epo sic e di Blendi më mungon shumë, kam qEnë në kontakt me ambasadoren Kim. Kemi folur në telefon para disa muajve dhe thjesht disa mesazhe. I shkruajta para disa disa javëve dhe i thashë se më vjen shumë keq për të sepse moti po bëhet më i mire në Shqiperi dhe është koha e përkryer për të udhëtuar dhe për të parë vendin. Dhe ajo tha që po vuan sepse as ajo nuk mund të shkoje në asnjë vend por ajo e dashuron deri tani. Ajo ka nje personalitet shumë të madh per Shqiperinë. Ajo është shumë e dalë dhe mendoj që shqiptarëvE i pëlqen ky personalitet i ambasadorëve amerikanë, por për sa i përket pyetjes patjetër që më mungon shumë, më mungojnë të dalurat. Unë do të isha i mjerë në Shqiperi tani sepse kjo është e bukura për Shqipërinë. Ti del jashtë për të takuar njerëzit, ose për kafe, për drekë, dhe tani nuk mundesh, kështu që kjo është e tmerrshme.

B: Tani është një Shqipëri krejt tjetër, nga ajo që mbani mend ju. Plazhet janë bosh, nuk ka restorante, nuk ka bare, edhe njerëz ska në rrugë, gjë e cila është e pazakontë për shtetet mesdhetare në përgjithësi.

A: Po është shumë shokuese, dhe shumë depresionuese. Mendoj se të gjithë jemi disi të depresionuar. Duket sikur disa shtete po mendojnë që të hapen pak, duke përfshirë këtu dhe SHBA-në. Unë thjesht shpresoj që njerëzit do t’i dëgjojnë ekspertët dhe t’i hapin, nëse i hapin, në një mënyrë të përgjegjshme.

B: Ambasador ju i njihni shumë mirë politikat e huaja, por në këtë moment ka shumë komente që thonë se SHBA po fokusohet vetëm në problemin e brendshëm dhe jo në problemet globale. Le të themi psh. Pandemia e koronavirusit. SHBA-të ishin të fokusuar në problemet e tyre, ata nuk e ndihmuan shumë Italinë ose shtetet e tjera evropiane. A mendoni ju se SHBA-të nuk janë të fokusuar shumë në problemet në Ballkan, vecanërisht në Shqipëri?

A: Po mendoj se kjo është e vërtetë Blendi. Pra disa pika: 1.Mendoj në fakt besoj, ndoshta në departamentin e shtetit jo të gjithë diplomatët profesionalë do të binin dakord me mua por mendoj se gjatë viteve SHBA-ja ka qenë shumë e përfshirë me shtetet jashtë. Kështu që nuk mendoj se është dicka e keqe të marrim mbrapsht pakëz, por gjithsesi SHBA, dua të besoj që është një shtet vërtet special dhe në mënyra, e cila jep një lidership të mirë, qoftë me NATON ose me UN, dhe ajo pjesë mungon tani.

Në kriza si keto, qartazi lidershipi ynë duhet të kujdeset për amerikanët por SHBA është ndryshe nga shtetet e tjera, pra kjo po mungon dhe mendoj që kjo nuk është një gjë e mirë. Përsa i përket Ballkanit, qoftë krizë, apo jo, ai element ka munguar. Jam përpjekur të ndjek. Është pak e vështirë ta ndjekësh cdo ditë, por me situatën e Shqipërisë, jam i lumtur qe Shqipëria më në fund mori jo statusin por marrëveshjen për të hapur negociatat me BE-në, bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Mendoj se ky është një zhvillim i mirë. Jam përpjekur të ndjek këtë problem, për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e di që Shqipëria nuk është drejtpërsëdrejti e përfshirë me këtë, por ka shumë komente në SHBA për atë propozim. Shumë nga komentet nuk janë të mira, janë negative, kështu që, por po unë jam dakord. Ballkanasit duhet… këtu në këtë shtet, në Bruksel duhet të jenë të vëmendshëm për cfarë po ndodh dhe mendoj se pak nga ai interes, nuk është aty tani. /Opinion.al

të fundit

Goxhaj accuses opposition of dividing protesters: No concrete plans yet for Saturday’s national rally

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

1 minute ago

Albanians built Greece, but are now denied pensions”: Will the government change the existing rules?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

1 minute ago

Elbasan, search resumes after apartment building explosion: 16 responders deployed, little chance 69-year-old is alive

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

2 minutes ago

Students announce protest outside Education Ministry on Saturday, nationwide rallies to be held twice a week

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00,…

2 minutes ago

Kusari-Lila and EULEX chief discuss stability, rule of law and economy

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…

2 minutes ago

Progress Report praises the work of the Information and Privacy Agency

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…

3 minutes ago