Nëntë persona kanë rënë në duart e bluve të kryeqytetit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, shërbimet e Policisë në afërsi të banesave të shtetasve E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, kanë konstatuar bimë narkoitke të kultivuara.Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
None found
U arrestua në flagrancë shtetasi L.K., 25 vjeç, në rrugën e “Elbasanit”, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetësja Dh.S., 32 vjeçe, pasi vazhdimisht ka kanosur nëpermjet telefonit vjehrrën e saj dhe për një periudhë kohe prej 3 muajsh ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijeve të mitur të saj, si dhe ndaj vajzës së kunatit të saj.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve A.I., 28 vjeç dhe Rr.H., 34 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
—-
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit;
L.Sh., 33 vjeç, K.Zh.,28 vjeç, dhe M.S., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…