Categories: Uncategorized

Dhunohet me mjete të forta zyrtari i pushtetit lokal në Peqin

Një zyrtar i pushtetit lokal në Peqin është dhunuar me mjete të forta nga katër persona.

Policia në Peqin shpalli në kërkim shtetasit E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Të lidhura

None found

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

të fundit

Zlatan Ibrahimovic godet Ronald Koemanin: Holanda humbi duke mohuar identitetin e saj

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…

5 minutes ago

Sot zhvillohet protesta e 31-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e panegociueshëm të Edi Ramës

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…

5 minutes ago

Portugalia merr goditje të rëndë para sfidës me Kroacinë, Ricardo Carvalho largohet pas vdekjes së babait

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales…

6 minutes ago

Zhduket një 9-vjeçar në Tiranë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për…

10 minutes ago

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

17 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

17 minutes ago