Një zyrtar i pushtetit lokal në Peqin është dhunuar me mjete të forta nga katër persona.
Policia në Peqin shpalli në kërkim shtetasit E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.
Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Rajoni O Salnés në Spanjë ishte epiqendra e një operacioni kundër trafikimit të drogës të kryer nga njësia Greco e…
Deklarata e të deleguarës politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli: Orët e fundit në dispozicion për të gjithë ata…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në konferencën e mbajtur me gazetarët këtë të premte, u ka drejtuar një…
John Prevost nuk ishte i befasuar kur dëgjoi lajmin se vëllai i tij ishte zgjedhur Papë. Ishte një mundësi për…
Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë me një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë. Në reagimin e saj, ambasada u…
Prokuroria e Posaçme dha konkluzionet përfundimtare për Islam Sefën, i akuzuar për trafikimin e 912 kilogramë drogë nga Shqipëria drejt…