Categories: Uncategorized

Dhjetra emigrantë të bllokuar në pika doganore, Policia bën njoftimin e rëndësishëm

Policia e Shtetit ka me anë të një deklarate ka sqaruar pse nuk lejohet kalimi i emigrantëve në pikat kufitare.

Ashtu sikundër është raportuar, prej tre ditësh dhjetra qytetarë ndodhen të bllokuar në pikën doganore të Kapshticës.

Të lidhura

None found

Ashtu sikundër dhe kryeministri, Policia thekson se qytetarët shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat situata e jashtëzakonshme.

Njoftimi i policisë
Në përgjigje të disa medieve, lidhur me trajtimin e rasteve të disa qytetarëve që janë bllokuar në disa pika të kalimit kufitar, sqarojmë se:

Vendi ndodhet në një situatë emergjence të shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19, për shkak të së cilës janë kufizuar në mënyre të pazakonte e të panjohur ndonjëherë në vend, shumë veprimtari publike, ekonomike, tregtare etj.

Në ketë kuadër janë kufizuar së tepërmi edhe lëvizjet, si brenda vendit, por aq me tepër ato jashtë tij.

Fatkeqësisht konstatohet se në disa raste, në pikat e kalimit kufitar paraqiten qytetare që kërkojnë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme në Shqipëri, jashtë rregullave të vendosura.

Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për qytetarë që janë rezident në vende të tjera, të cilët kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Është me rendësi që të kuptohet nga të gjithë se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.

Qytetarët shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat situata e jashtëzakonshme.

Për qytetaret e tjerë, që janë rezidente vetëm në Shqipëri, të cilët situata e jashtëzakonshme i ka zëne në mënyrë të papritur në vende të tjera, ekziston mundësia e kthimit të rregullt në Shqipëri. Për ketë kërkohet që ata të drejtohen paraprakisht në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të RSH-së në vendet përkatëse, për t’u paraqitur me autorizimin e hyrjes në vend.

Policia e Shtetit është e detyruar nga ligji që të kontrollojë dhe menaxhojë kufijtë e vendit dhe ajo nuk mund të lejojë kalime të paligjshme të tyre, sidomos në një situate të tillë ku rreziqet shëndetësore janë shumë të shtuara.

Në konsideratë të sa më sipër, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë rezident në vende të tjera, që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat gjendja e emergjencës.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetareve shqiptare që janë rezident vetëm në Shqipëri dhe që kanë mbetur jashtë saj, për arsye të ndryshme, të mos ndërmarrin udhëtim pa marrë më parë autorizimin përkatës nga përfaqësitë diplomatike apo konsullore përgjegjëse në vendin ku ata gjenden.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në këtë kontekst apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të gjithë masat e ndërmarra nga qeveria, duke kontribuuar të gjithë së bashku për mbrojtjen e jetës.

të fundit

Vjedhjet e telefonave shtohen, a mund ta mbroni dot iPhone-in tuaj?

Ndërsa vjedhjet e telefonave në rrugë po shtohen në qendrat kryesore turistike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, policia dhe…

10 minutes ago

Kufijtë e inteligjencës artificiale: Çfarë mbetet jashtë mundësive të saj?

IA mund të llogarisë, por njerëzit duhet të marrin vendimin përfundimtar”, thotë Maximilian Kiener nga Instituti për Etikën në Teknologji…

11 minutes ago

Sinjalizime prindërore kur adoleshentët përmendin vetëlëndim në bisedat virtuale të Meta-s

Prindërve të adoleshentëve që përdorin shërbimin e bisedës me inteligjencë artificiale (AI) të Facebook ose Instagram do t’u dërgohen njoftime…

11 minutes ago

U vra në atentatin në Rinas ndaj Gilmando Danit/ Akuzohen se punësuan jashtë rregullave Muçi Shaljanin, gjykata jep dënimin për dy ish-zyrtarët e AMP

Gjykata e Tiranës, ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të…

11 minutes ago

Përse përvoja e lundrimit në internet po bëhet çdo ditë më e lodhshme

Po përpiqeni të hyni në një faqe interneti dhe në vend që ajo të hapet menjëherë ju del përpara një…

11 minutes ago

Gjenerata e re në tregun e punës kërkon avantazh. Sipas studentëve, zgjidhja fshihet te inteligjenca artificiale

Studentët po përpiqen të kuptojnë se si të përgatiten për një fuqi punëtore të ardhshme të riformësuar nga inteligjenca artificiale…

12 minutes ago