Kuvendi i Shqipërisë është duke shqyrtuar ndryshime të reja në Kodin Rrugor.
Ndryshime do të pësojë dhe gjoba minimale që vendoset në rast përdorimi të telefonit celular. Ministria e Brendshme ka vendosur që nëse deri dje gjoba minimale për përdorimin e celularit në timon ishte 5 00 lekë, të bëhet 5 mijë lekë dhe maksimumi të shkojë deri në 15 mijë lekë.
Nëse e njëjta shkelje përsëritet 3 herë brenda vitit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë.
ËSHTË
2. Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë, si dhe të drejtuesve të caktuar për transportin e njerëzve për llogari të të tretëve. Lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.
3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.
PROPOZOHET
1. Pika 2 ndryshohet me këtë përmbajtje:
“2. Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”.
2. Në pikë 3, fjalët “nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë” zëvendësohen me fjalët “nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.
3. Pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen si më poshtë:
“4. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë”
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…