Categories: Uncategorized

Dhëndri zbulon të vërtetën e nxjerr bllof Ramën: Nuk i infektoi djali prindërit!

Të afërmit e çiftit të moshuarve në Mirditë kanë një variant tjetër të historisë, ndryshe nga ajo që tha kryeministri Rama se u infektuan me koronavirus nga djali i tyre.

Ata pretendojnë se janë të moshuarit ata që infektuan djalin e tyre.

Në një intervistë për Ora News dhëndëri i kësaj familje, Gjon Caka shprehet se çifti i të moshuarve kanë qenë të prekur përpara se djali të shkonte t’i vizitonte.

“Ku e dinte kryeministri se kush e kishte virusin. A e dinte ai se ndoshta e kanë pasur dy pleqtë dhe ja kanë dhënë atij. Djali sapo ka ardhur në Tiranë pas kthimit nga prindërit është sëmurur”

Ai tregon se gjendja e dy të moshuarve është stabilizuar ndërsa thekson se ata kanë mundur të marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor pas disa ndërhyrjeve të njëpasnjëshme.

“Bisedova me Rrëshenin, nuk është e keqe për arsye të vetë moshës që kanë. Kjo punë ka vazhduar për një javë resht dhe 127 nuk i është përgjigjur. Është dashur ndërhyrja ime nga Amerika dhe kanë shkuar i kanë bërë testin”

Dhëndri i familjes i bën apel qeverisë që meqenëse të dyja palët janë të infektuara të lejojë djalin të shkojë pas prindërve pasi ata janë të vjetër dhe nuk mund ta përballojnë dot vetëm këtë situatë. Në të kundërt ai kërkon që të dy të moshuarit të shtrohen në spital që të jenë nën kujdesin e mjekëve, shkruan oranews.

“Ata duan një njeri pranë dhe unë bëj thirrje që ta lejojnë djalin të shkojë, ose ti marrin ti çojnë në spital”.

të fundit

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë…

4 minutes ago

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme në Nepal

Nepali po përballet me një krizë të thellë politike dhe shoqërore, pas dorëheqjes së kryeministrit K.P. Sharma Oli, e detyruar…

8 minutes ago

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Houthët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vijojë sulmet ndaj pozicioneve të Houthëve në Jemen, pas një…

9 minutes ago

Vrau në një tren ukrainasen që ishte larguar nga lufta, Trump kërkon dënim me vdekje për 34-vjeçarin: Nuk ka zgjidhje tjetër për këtë kafshë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar dënimin me vdekje për një burrë të pastrehë që vrau brutalisht një vajzë 23-vjeçare…

40 minutes ago

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën…

42 minutes ago

Olsa Muhameti shigjeton Top-Channel?! Zgjedh fituesin e Big Brother VIP Albania për të reklamuar audiencën e jashtëzakonshme në Kosovë

Olsa Muhameti, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, ku ka rikujtuar shikueshmërinë e lartë të edicionit të kaluar…

1 hour ago