Rreth një muaj më parë, gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Burime për Fax Neës bëjnë me dije se ai e ka dorëzuar dorëheqjen në KLGJ, ç’ka nënkupton ndërprerjen e verifikimet e tij në Veting.
Por vetëm pas kaq pak kohësh, diçka po ndodh në familjen e tij, pasi bashkëshortja e ish-gjyqtarit, Edlira Malaj dhe djemtë, Alteo dhe Alden, kanë depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dy ditët e fundit.
None found
Padia e zonjës Malaj është bërë më 22 gusht, ndërsa padia e djemve është bërë një ditë më vonë, më 23 gusht ndërsa kërkojnë urdhër mbrojtjeje në Gjykatë.
Malaj është i njohur për publikun edhe me deklaratat e tij kundër ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, kur ai u ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkonte ruajtje fizike nga shteti për shkak të rrethanave jo të zakonshme të krijuara për të.
“Vëllai im ka bërë kallëzim penal për një vrasje me pagesë të një personi në Vlorë, i cili nuk u hetua kurrë, biles u pushua çështja, madje u fshinë edhe materialet e çështjes nga prokuroria. Ndikimi ishte shumë i madh”, shprehej gjyqtari. /faxweb
SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish.…
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë. Ndërsa autobotet të tjerë ujëhedhës, po vendosën pranë protestuesve për t’i larguar.…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…
Klisman Cake gjeti golin e parë sezonal në ndeshjen që Akhmat Grozny fitoi 1-0 përballë Rodinas, e vlefshme për javën…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor…
Që nga fillimi i këtij shekulli, Manchester United ka bërë disa transferime të diskutueshme, por largimi i Sir Alex Fergusonit…