Policia e Tiranës ka arrestuar një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.
Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar , është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
– A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për rihapjen e…
Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër…
Ditën e sotme, në GJKKO do të mbahet seanca e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim…
Kur menduam se drama mes ish-banorëve të "Big Brother Vip", kishte përfunduar me finalen… Xheneta vendos ndryshe. Në një rrëfim…
Përmes një reagimi në “Facebook”, drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje Arben Malokut…
Pas një vale komentesh kritike në rrjet lidhur me veshjen që Kiara Tito zgjodhi për ditëlindjen e parë të vajzës…