Ditën e sotme është shoqëruar në polici, Eduart Struga, drejtori i burgut 313 në Tiranë.
Mësohet se Struga është shoqëruar në Polici me urdhër të Prokurorisë Speciale për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
None found
Mësohet se bashkë me Strugën janë shoqëruar edhe 2 funksionarë të tjerë të burgut të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje
Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur ndërsa kanë qenë prej 3 muajsh nën hetim ndërsa shoqërimi është bërë nga Drejtoria e Policisë Kriminale.
Ka dyshime se pas shoqërimit të Strugës priten edhe emra të tjerë drejtuesish të burgjeve ndërsa kjo mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.
I gjithë hetimi është mbështetur mbi një tender që mendohet se është përfshirë drejtuesi i lartë ku janë konstatuar shkelje dhe konsuminm të elementeve korruptiv.
Shefi i burgut 313 ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet që nesër të ketë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje për shkak se operacioni është ende në vijim.
Struga kishte vetëm 6 muaj që ishte emëruar nga Ministrja e Drejtësisë në këtë funksion.
Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e…
Paris Saint-Germaini ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Le Havres, duke e mposhtur me rezultat 5-1 të premten mbrëma, në…
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të bllokuar përkohësisht numërimin…
Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan…
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj dy të pandehurve, Zhikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të…
Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte Arlinda Zekajn, gruan 49-vjeçare të vrarë në Vitomiricë të Pejës, ka treguar se klientja…