Categories: Uncategorized

DETAJET/ Si do të veprohet në rast se një nxënës, apo një mësues infektohen me Covid-19

Në një video-mesazh të fundit në rrjetet e saj sociale Ministrja Besa Shahini ka njoftuar mbi publikimin e udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.

“Sot është botuar udhëzuesi i ASCAP që tregon për skenarët e ndryshëm, të cilët do të zbatohen në shkolla të ndryshme për të siguruar distancimin social, shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, kur të kthehemi në shkolla”, – thekson ajo teksa u jep përgjigje edhe disa prej pyetjeve të ngritura nga nxënësit dhe prindërit.

Në lidhje me pyetjen se “pse po vazhdohet me xhirimet në RTSH Shkollë kur është deklaruar që shkollat do të hapen”, Znj. Shahini sqaron se ky kanal i dedikuar do të transmetojë të njëjtat orë mësimore që do të zhvillohen në shkollë në mënyrë që nxënësi të ketë mundësi të ndjekë leksionet edhe në rast se qëndron në shtëpi.

Ministrja Shahini jep përgjigje gjithashtu se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Covid-19: “Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin.

Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, shprehet ajo.

Ndërsa pyetjes se “si do të rregullohet ngarkesa mësimore e mësuesve, nëse ata do të punojnë me më shumë turne dhe a do të shtohet numri i mësuesve”, Ministrja Shahini nënvizon:

“Ne kemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago