Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, Anxhelo Bardhi.
Kjo pasi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xhoen Osmenaj 23-vjeç dhe është konfliktuar fizikisht me të.
None found
Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm të Bardhit në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
Zbulohen pamjet e sherret mes efektivit të policisë dhe Osmanajt për të cilin burimet bëjnë me dije se është gazetar i një mediaje anlone, ndërsa udhëtonte me të dashurën e tij.
Mësohet se 2 të rinj njëri prej tyre efektivi civil, udhëtonin me makinën e tyre tip “Benz” ndërsa i kanë bërë “pritë” një tjetër makine “OPEL” me targa AA683EO ku udhëtonte gazetari.
Punonjësi i patrullës së policisë ka qënë jashtë orarit të shërbimit, i veshur civil por kjo nuk e ka ndaluar të nxjerë tabelën dhe të tentojë të ndalojë një makinë, e cila drejtohej nga një gazetar që administron një portal informative.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta ndërsa djemtë kanë dalë prej mjetit me një çekiç dhe kanë goditur dritaren e një mjeti tip “Opel” duke thyer xhamin e shoferit ndërsa një patrullë policie ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes pasi ka mbërritur brenda pak çastesh, shkruan faxëeb.
Policët kanë bërë shoqërimin e të rinjve ndërsa vetëm pas ndalimit kanë konstatuar se njëri ishte koleg i tyre por jashtë orarit të shërbimit.
Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…
Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan, i cili pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re këtë të…
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…
Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas…
Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…