Categories: Uncategorized

Detajet rrëqethëse, 23 vjeçari u rrëmbye dhe e vranë tek varrezat në Elbasan

Regis Runaj, 23 vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë pikërisht në vendin ku u gjet nga policia.

Burime pranë grupit hetimor, se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine.

Kjo gjë e çon policinë në dyshimet se Runaj të jetë marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë, duke u çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krimit makabër, policia ka kontrolluar edhe celularin e viktimës, në të cilin janë përfituar numrat e personave të fundit që 23 vjeçari ka biseduar.

Burime të policisë sqaruan për “Abc News”, se janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo. Kjo për shkak se tre telefonatat përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrarë i riu. 23 vjeçari, njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.

Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktiket për ndarjen e territorit.

Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani, apo dijeni rreth autorëve që ekzekutuan atë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 thika në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë. /abcnews

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago